Në këtë kanal kosovar transmetohet meçi i Haxhi Krasniqit

Arena e Augsburgut në Gjermani do të ofrojë spektakël në boks në mbrëmjen e së shtunës, me Robin Haxhi Krasniqin, te i cili do të jetë e gjithë vëmendja.

Për Krasniqin, kjo do të jetë lufta e parë për këtë vit ku do të përballet me portugezin Jorge Silvan.

Haxhi Krasniqi nga 60 meçe i ka 53 fitore, ku 20 me nokaut dhe shtatë humbje. Ndërsa kundërshtari i tij, Silva ka 22 fitore, 12 me nokaut, krahas nëntë humbjeve, katër prej tyre me nokaut.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Kushtrim Tahirukajt dhe boksierit nga Bosnjë e Hercegovina Milos Janjnin.

Tjetër shqiptar që do të boksojë të shtunën në mbrëmje do të jetë edhe Granit Stein, i cili do të përballet me çekun Rotislav Zich.

Në ring do të ngjitet edhe Isuf Kelmendi, i cili do të ketë punë me hungarezin Pal Olah.

Përndryshe, meçet mund t’i ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova, duke filluar nga ora 20:10.

Ndërkohë, Krasniqi pritet të ndeshet me Silvan duke nisur nga ora 22:00, i cili do të jetë edhe meçi i fundit i mbrëmjes.

Lini një Përgjigje