Në listën e PDK-së, veprimtari i shquar nga diaspora

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar listën me emra të kandidatëve.

Listës i prin kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Në listë, është edhe një nga veprimtarët e shquar, Haki Morina, i cili në listë mban numrin 85.

Veprimtari Haki Morina aktualisht jeton në Zvicër.