Në mes të luanëve dhe krokodilit, shihni fatin e buallit (Video)

Një buall është incizuar duke u ndjekur nga një tufë luanësh.

Përgjatë ikjes, ai futet në ujë, terren ky në të cilin has vështirësi po ashtu. Kjo, pasi që një krokodil tenton ta sulmojë atë.

Por, edhe në terrenin tokësor në pritje i dalin luanët, të cilit ia pamundësojnë që të ikë edhe nga krokodili.

Në forcat e tij, ai tenton që t’i frikësojë luanët, por që rezulton përpjekje e dështuar për të.

Në ndihmë buallit më pas i del tufa e tij, duke ia shpëtuar përfundimisht jetën.