Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtare e UÇK-së

0
304
Në mesin e të ftuarve për intervistm nga Gjykata Speciale, tashmë renditet edhe një femër.
Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar në Hagë, njofton Klan Kosova.
”Me siguri e keni kuptuar ne baze të reagimeve te mija megjithate le të mbetet si njoftim ky shkrim. Qe nga fillimi i muajit Dhjetor (rreth dates 5) edhe emri im eshte i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages, ka thënë Rreci.
Ajo veç tjerash ka bërë të ditur se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitares.
”Me fjalë më thënë se jam ‘dëshmitare’, por s’është asgjë e re kjo. Herën e fundit kur i kanë arrestuar grupin ‘Kleçka’, emri im ka qenë nëpër gazeta edhe atëherë, por atëherë kam qenë duke u marrë me kancer”, ka shtuar ish-ushtarja e UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Raimonda Rreci në kohën kur ishte pjesë e UÇK-së, ishte 18 vjeça