Në “Oscar”, akademia nxjerr rregulla të reja pas kritikave për pabarazi racore

Hollivudi është duke reflektuar për mungesën e diversitetit dhe portretizimin e racizmit në ekran pas protestave për vdekjen e George Floyd. Së fundi, Akademia e çmimeve “Oscar” ka vendosur që filmat konkurrues të plotësojnë kriteret e diversitetit.

Filmat që synojnë të fitojnë çmimet “Oskar” në të ardhmen do të duhet të plotësojnë kriteret e diversitetit. Vendimi i Akademisë së Arteve filmike dhe Shkencave vjen pas kritikave të shumta për pabarazi racore në industrinë e filmit, pasi njërëzit me ngjyrë janë më pak të vlerësuarit.

Ndaj për 5 vitet e ardhshme është vendosur të ngrihet një grup. I posaçëm që do të nxjerrë udhëzimet dhe kriteret e diversitetit për filmat konkurrues.

Nëpërmjet një deklarate, theksohet se grupi do të bashkëpunojë me “Guild Producers”në SHBA, për të zhvilluar “standarde përfaqësimi dhe përfshirjeje” dhe “do të inkurajojnë praktikat e barabarta të marrjes në punë brenda dhe jashtë ekranit”. Por, rregullat e reja nuk do të zbatohen për filmat që konkurrojnë për Oskar në ceremoninë tjetër në 2021.

Kritikat ndaj akademisë së filmit u intensifikua në vitin 2015 me hashtagun #OscarsSoWhite, një reagim kundër një fushate gjithëpërfshirëse të pretenduesve të aktrimit.

Akademia u përgjigj pjesërisht duke dyfishuar numrin e njerëzve me ngjyre nëradhët e saj.

Lini një Përgjigje