Në Prishtinë vetëvritet një pjesëtar i KFOR-it

Një punëtor i KFOR’it me shtetësi britanike është gjetur i varur sot në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën ‘Behie Dashi’ në Prishtinë.
Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne të cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm’,ka deklaruar Policia e Kosovës.
Njesitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetim lidhur me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./gazetametro.net