Në Shqipëri paralajmërohet rritja e çmimit të bukës (Video)

Në Korçë, çmimi prej 14 lekë për çdo kilovat të konsumuar energjie elektrike nga furrat e bukës do të reflektohet me rritje çmimi.

Furrat e prodhimit të bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit në Korçë janë kryesisht biznese familjare dhe paralajmërojnë se do të rrisin çmimet ose do të mbyllin biznesin, pasi kjo kosto është e papërballueshme për ta.

“Ne mezi po ia dalim me tarifat që kemi. Ose do të mbyllim biznesin ose do të rrisim çmimin. Ne aktualisht paguajmë 600-700 mijë lekë (të vjetra) çdo muaj. Nëse dyfishohet tarifa, nuk e përballojmë dot”, thotë një tregtare, raporton Tch.

Në Fier, kreu i Shoqatës së Bukëpjekësve për qarkun, Kajo Allkaj, njëherësh edhe nënkryetar i Shoqatës së Bukëpjekësve të Shqipërisë, thotë se rritja e çmimit të 1 kg bukë nga 120 në 150 lekë ndikon te qytetarët: “Nëse rritet kostoja e prodhimit, do të rritet edhe çmimi. Njerëzit që hanë bukë janë më të varfrit”.

Lini një Përgjigje