Në shtator seancat e radhës ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

0
56

Më 1 dhe 2 shtator 2021 do të mbahen seancat e radhës ndaj drejtuesve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, shkruan Fokusi.info.

Ata po akuzohen për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara pritet më datën 7 dhe 8 të mbahen konferenca përgatitore për të dytë.

Kujtojmë se Gucati dhe Haradinaj janë në paraburgim nga shtatori i vitit të kaluar./Fokusi.info/