Në Skenderaj hapet panairi i veshjeve tradicionale

Sot është hapur panairi i veshjeve tradicionale në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, ka thënë se në këtë panair shumë gra të suksesshme paraqiten me artin e punimeve të dorës.

“Ky aktivitet që është pjesë e organizimeve të shumta të nisura javën e kaluar për nder të bashkatdhetarëve, veç mundësisë që iu ofrohet këtyre zonjave në veprimtarinë artizanale t’i shesin punimet e tyre, është rast i mirë edhe për gjeneratën e re të lindur në shtetet larg Kosovës, që t’i njohin për së afërmi traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale”, ka thënë kryetari Jashari.