Në Torino të Italisë hapet shkolla e gjuhës shqipe

Në Torino të Italisë u hap shkolla shqipe nën shembujt e shkollave të tjera në Diasporë, duke filluar me shkollat më të vjetra shqipe në Itali, “Scanderbeg” Parma, në Trentino, Novara, Bassano del Grappa, Padova, Macerata, Asti “Udha e Shkronjave” etj.

Nxënësit do të mësojnë edhe me tekstet shkollore që dërgoi Qendra e Botimeve për Diasporën në Konsullatën Shqiptare në Milano, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe Postën Shqiptare.

Emocioni, gëzimi dhe pozitiviteti ishin kryefjalët e kësaj dite nga stafi i shkollës shqipe në Torino.

 

Lini një Përgjigje