Në Uster të Zurich-ut u hap Panairi i Librit, “Diaspora 2019″ (foto)

Me një ceremoni të veçantë është hapur panairi i Librit “Diaspora 2019” në Uster të Zürich-ut. Në Panairi ishin të ftuar shtëpi botuese, shkrimtarë, poetë dhe autorë të zhanreve të ndryshme letrare. Panairi i Librit, “Diaspora 2019” është organizuar nga shoqata “Bashkimi” me seli në Uster të Cyrihut.

E diela sotme në Cyrih ishte e diela a librit, nën një atmosferë të veçantë komuniteti shqiptare në Zvicër, pati mundësin që për herë të parë të shijojë panairin e librit nga autorë të zhanreve të ndryshme letrare, por edhe nga publicistika, shkencat etj.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria, Kosova si dhe shkrimtarë e adhurues të shumtë të librit, të cilët patën rastin të gjenin larmi librash të ndryshëm dhe të takoheshin me autorët.

E ftuar nderi e këtij panairi ishte shkrimtarja nga Shqipëria, Elena Kocaqi.

Znj Kocaqi në fjalën e saj përshëndetëse ka thënë se qëllimi i ardhjes së saj është përkrahja dhe inkurajimi i shqiptareve të diasporës për të ecur dhe vazhduar para. Ajo me këtë rast ka thënë se komuniteti shpatarë në Zvicër meriton një vëmendje të madhe jo vetëm nga “gjysmë” shtetet shqiptare siç i është referuar ajo, por edhe një vëmendje të intelektualeve me qëllim të mbajmë dhe ruajmë kulturën gjuhën dhe traditën e kombit tonë.

Ajo me këtë rast, ka ftuar edhe një herë shqiptarët që të bëjnë regjistrimin e kombësisë, pavarësisht shtetësisë që kanë, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme si dhe duke shtuar se “kjo jo vetëm do të definojë të ardhmen tua këtu por edhe të ardhmen e brezit të ri”.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Shoqatës, “Bashkimi”, Guximtar Alushi. Ai është shprehur se shoqata “Bashkimi” ka bërë realitet ëndrrën e saj për të hapur Panairin e parë të Librit në diaspore. Alushi ka shtuar se nga sot shoqatës se tyre i është shtuar edhe një degë e re, panairi i librit shqip, duke e cilësuar këtë event një vend ku kultivohet dija.

Z.Alushi ka premtuar se shoqata që ai drejton edhe në të ardhmen do të ketë edhe shumë organizime të tjera, qe kanë për synim zhvillimin e kulturë dhe traditës sonë kombëtare, ku me ketë rast ka bërë thirrje që këto dite t´i shërbej vetëm librit dhe dijes.

E pranishme në Panairin e Librit, “Diaspora 2019” ishte edhe Drejtoresha e qendrës së botimeve për Diasporën Znj. Mimoza Hysa, njëherësh përfaqësuese e Ministrisë së diasporës së Republikës se Shqipërisë.

Znj. Hysa në fjalën e saj ka thënë se Gjuha është vula jonë kombëtare, është ajo që na bashkon pa dallime, është gjuha që na identifikon si bashkëkombas. Ajo me tej ka potencuar se për të edukuar një komunitet të pasur dhe të shëndetshëm kulturalisht, investimi duhet të shkon në njohjen e kulturës së prejardhjes, si një pasuri që na bënë më të pranueshme kudo ku jetojmë. Letërsia është aftësia që ushqen më së miri identitetin, sepse është vendi i lirisë së brendshme, i vlerës së veçantë dhe të përvetshmes, ka thënë Znj Hysa në fjalën e saj.

Ajo në fund ka njoftuar për takimin mbarë kombëtar të shkrimtarëve të diasporës i cili do të mbahet vitin e ardhshëm, përkatësisht me 22 Shkurt në Tiranë, me ç`rast ka ftuar për pjesëmarrje të gjithë shkrimtarët e diasporës.

Fjalë rasti në Panairin e Librit, “Diaspora 2019” , kanë pasur edhe përfaqësues të Shoqatave e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër si dhe përfaqësuese se Konsullatës së Kosovës në Cyrih.

Lini një Përgjigje