Në vend të Dyseldorfit, aeroplani përfundon në Edinburg

0
397

Pasagjerët ishin nisur në Dyseldorf të Gjermanisë, por arritën në Edinburg të Skocisë.

Të gjithë gabojnë. Madje, edhe pilotët. Por, gabimi i një piloti fatmirësisht nuk ka sjellë dëme të mëdha, përveç që shokuar pasagjerët, derisa lajmi ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Një fluturim i British Airways u nis nga Londra dhe kishte si destinacion Dyseldorfin në Gjermani, por përfundoi në Edinburg të Skocisë, përcjell albinfo.ch.

Sipas mediave të huaja, kjo ka ndodhur për shkak se u janë dhënë harta të gabuara, koordinatat e të cilave më pas hynë në mënyrë të pashmangshme në sistemin e navigimit. “Piloti nuk kishte idenë se si ka ndodhur kjo”, ka thënë një pasagjer.

Kur dëgjuan “Mirësevini në Edinburg”, udhëtarët ishin të bindur se ishte një shaka. British Airway ka njoftuar se ka hapur një hetim për arsyen pse nisja është prezantuar si një plan i gabuar i udhëtimit.

Pasagjerët kanë shprehur zemërimin e tyre në rrjetet sociale, duke u befasuar si ka mundur të ndodhë kjo.

“Kam qenë në gjumë dhe kur jam zgjuar ishim në Edinburg të Skocisë. Nuk e di se si ndodhi”, është shprehur njëri prej tyre.

“Kam pritur se do të arrijmë në Dyseldorf, por ishim në Skoci”, deklaroi një tjetër, përcjell tutje albinfo.ch.

Më pas aeroplani ka bërë një udhëtim të dytë, duke shkuar në Dyseldorf.