Në vend të litarit, fëmijët vietnamez përdorin gjarprin e ngordhur për të luajtur (video)

Në mungesë të litarit, disa fëmijët janë filmuar në Vietnam duke luajtur me gjarprin e ngordhur që e përdorën për një lojë që edhe në vendin tonë është praktikuar ndër vite.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq tre fëmijë në Vietnam duke kënduar dhe kërcyer – e në vend të litarit përdorin gjarprin, transmeton Telegrafi.

Madje një zë i një gruaje dëgjohet pas kamerës duke inkurajuar fëmijët që të vazhdojnë me lojën. E që nga publikimi i videos dy ditë më parë, ajo është bërë virale dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 90 mijë persona.

Vietnami është një nga vendet që prinë në listën e vendeve me biodiversitet të pasur, dhe është “shtëpia” e gjarpinjve të llojeve të ndryshëm.