Në vitin 2019 Kosova nuk u anëtarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare

0
207

Dështimi ndër vite i Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare e ka përcjellë edhe në vitin 2019. Institucionet kosovare në momentet e fundit nuk patën guxim të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Interpolit. Krahas saj nuk aplikuan fare në UNESCO e Këshill të Evropës. Fajtorët për këtë konsiderohen lobimi diplomatik i dobët. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli zgjedhë të heshtë.

Profesori universitar, Afrim Hoti thotë për KosovaPress, se institucionet në Kosovë çdo vit po i përsëritin gabimet e veta, duke dështuar për t’u anëtarësuar aty ku është dera e hapur.

Për Hotin, mosaplikimi për anëtarësim në Interpol, paraqet shembullin tipik të dështimit të diplomacisë kosovare.

Këtë dështim të Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare, Arton Demhasaj nga “Çohu”, e ndërlidhë me mosarritjen e një marrëveshje finale me Serbinë. Derisa ka fjalë pozitive mbi mosaplikimin e sivjetme në Interpol.

E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi thotë për KosovaPress, se mo finalizimi i dialogut me Serbinë, po ndikon që Kosova të humbet dhe mos të anëtarësohet në organizata multilaterale.

KosovaPress ka pritur rreth dy javë për një prononcim të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u deklaruar mbi këtë çështje, por ata nuk kanë pasur vullnet për një gjë të tillë.

Zyrtarët institucional në Kosovë vazhdimisht kanë premtuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por deri më tani secili pushtet ka dështuar të arrijë një gjë të tillë.