Në VV nuk e dinë nëse do të takohen me LDK

0
252

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë së enjtes ata kanë patur një tjetër takim ku nuk është arritur marrëveshja për koalicion.

Takimi i djeshëm ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me bisedimet, për në ditët në vazhdim.

Në media ka qarkulluar se sot pritet të zhvillohet një takim ndërmjet dy liderëve.

Por një gjë të tillë nuk e dinë VV’ja.

Zëdhënësi i VV’së Arlind Manxhuka në një prononcim për Periskopin tha se ende nuk ka ndonjë informacion rreth takimit.

“Ende nuk kam informacion për sot, rreth takimit me LDK”, tha Manxhuka për Periskopin.