Nën kërcënimin e armëve ia marrin bitcoin

Një grup kriminelësh nën kërcënimin e armëve kanë detyruar një tregtar që t”ua transferojë një sasi të valutës digjitale bitcoin në llogaritë e tyre.

Katër plaçkitësit kishin lidhur gruan e tregtarit, duke përfshirë edhe fëmijën e saj, duke e kërcënuar me armë.

Rasti ka ndodhur në Oxfordshire të Moulsford në Britaninë e Madhe, njoftoi sot policia.

Besohet të jetë lloji i parë i kësaj natyre në vend.

Policia ka nisur hetimet për të gjetur plaçkitësit, të cilët detyruan tregtarin e valutave digjitale për të transferuar bitcoinët në llogarinë e tyre.

Dyshohet se plaçkitësit ishin të moshës 18 deri 25-vjeç.

“Askush nuk është lënduar seriozisht”, njoftoi policia.

Deri më tash askush nuk është arrestuar, transmeton KosovaPress.

Lini një Përgjigje