Nënat emigrante me fëmijë në krahë ‘luftojnë’ mes flakëve, duan të kalojnë kufirin

0
517

Qindra emigrantë kanë “pushtuar” një stacion treni dhe u përleshën me policinë në Greqi në përpjekjeje për të rihapur një rrugë tokësore për në Gjermani. Nënat me fëmijët e tyre në krah shiheshin duke vrapuar nga gazi lotsjellës, ndërkohë që shumë zjarre u ndezën mes fushave kaotike në fshatin Diavatë, afër kufirit grek me Maqedoninë Veriore.

Emigrantët u mblodhën në këtë fushë duke shpresuar që të kalonin në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit drejt Evropës Veriore.

Në Athinë, refugjatët u panë të shtrirë në shinat e trenit duke thirrur ‘Gjermani!’ dhe “hapini kufijtë”.