Nënkryetarja e VV’së: LDK i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me presidenciale

0
302

Nënkryetarja e LV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka shkruar se oferta e Vetëvendosjes që nga fillimi kishte qenë e balancuar, mirëpo, ishte refuzuar nga LDK-ja.

Kollçaku ka shkruar në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale.

“Nuk është pritur nga një parti që e quan veten institucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha”, ka shkruar e njëjta.

LV dhe LDK po përplasen nga distanca, pasi që dy partitë ia kanë refuzuar njëra – tjetrës ofertat e fundit që kanë vënë në tavolinë të diskutimit.