Nëntë viktima dhe 172 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut

0
71

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nëntë persona kanë humbur betejën me COVID.

Ndërkaq nga një mijë e 483 testime të bëra, janë regjistruar 172 raste të reja.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 381 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në këtë vend që nga fillimi i pandemisë është 209 mijë e 449, numri i të shëruarve është 193 mijë e 781, numri i të vdekurve është shtatë mijë e 337, ndërsa numri i rasteve aktive është 8 mijë e 331/ AlsatM