Nëntetarja e Policisë Ushtarake Luiza Gega, atletja e muajit në Evropë (video)

Nëntetarja e Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Luiza Gega është shpallur atletja e muajit në Evropë, pasi theu rekordin kombëtar në 3000m në Karlsruhe, transmeton Fokusi.info.

Lajmin për këtë e ka dhënë ministrja e mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Olta Xhaçka.

Nëntetarja e Policisë Ushtarake Luiza Gega nderoi kombin ?? dhe Forcat e Armatosura duke u shpallur atletja e muajit në Evropë, pasi theu rekordin kombëtar në 3000m në Karlsruhe.?‍♀️
Kjo arritje uroj të jetë ogur i mirë, për Lojërat Olimpike 2020 dhe Kampionatin Evropian Paris 2020.?, shkruan Xhaçka./Fokusi.info/