Nëse vazhdohet me këto trende sikur Medvegja, edhe Presheva në 10 vite do të zbrazet nga shqiptarët

Shkruan Driton Smakaj

Le të mbetët ky shkrim këtu në facebook për marrëveshjen e shumë përfolur me Serbinë.

Ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë ide e vjetër, edhe unë vet kam qenë kundër kësaj ideje. Kam besua që është e rrezikshme edhe mundet me sjellë një luftë të re. Shkrimet e mia gjenden në Telegraf.

Pra, kur i pashë para pak ditëve statistikat e shqiptarëve në Medvegjë, ku në vitin 2011 atje jetonin rreth 7 mijë shqiptarë, ndërsa tash janë të regjistruar vetëm 600 shqiptarë, më mbetet të gjykoj që NE jemi totalisht budallenj dhe kombëtarisht të papërgjegjshëm, që nuk kemi bërë një grup punues qysh nga shpallja e pavarësisë që të mirrej pikërisht me këtë temë.

Të studjohet, të analizohet e të lobohet në Bruksel e në Washington për një shkëmbim territorial si një zgjidhje finale me Serbinë.
Përndryshe, duke qenë një klasë politike kaq e çakorduar, NE të gjithë kemi rënë në kurthin e frikës nga humbja e tri komunave serbe në Veri dhe nga kjo fitore madhështore, do të humbim atë çka nuk do të duhej të humbnim – Luginën e Preshëves.
Nëse vazhdohet me këto trende sikur Medvegja, edhe Presheva në 10 vite do të zbrazet nga shqiptarët.
Pastaj NE do të kënaqemi me tri komunat serbe në Veri të Mitrovicës, të cilat edhe ashtu do të vet-menaxhohen nga serbët.

Nëse ka ndonjë logjikë të interesit kombëtar kjo politikë, atëherë coftë logjika me gjithë politikën në skenën tonë.

A kemi të drejtë sot që ta parandalojmë me çdo kusht idenë e shkëmbimit të territoreve, do të mund të gjykojmë mbas 10 viteve. Pra, mbas 10 viteve do të jetë shumë vonë.

Nëjse, rrofshi shqiponja!
Kur, të ma kujton Zuckebergu mbas 10 viteve këtë shkrim, kam me ia ba ‘share’ prapë.
Edhe ashtu kanë me thanë disa që Merkel nuk lejon me ndodhë shkëmbimi. Merkel ban me u përzi në puntë tona, e Amerika nuk ban.
?