Nesër bëhen homazhe për dëshmorin, Asllan Fazliu

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së dëshmorit, Asllan Fazliu, OVL e UÇK-së ka njoftuar se do të bëhen homazhe në varrezat e fshatit Shkabaj (ish-Gllanasellë), ku pushon edhe trupi i dëshmorit Fazliu.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 23.03.2018, ora 11:oo, me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, do të bëhen homazhe në fshatin Shkabaj (Ish Gllanasellë) të Komunës së Drenasit”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.