Nesër dita më e keqe,qarku Shkodër në zonën e rrezikut

0
282

Sinoptikanët e Mateoalb-it thonë se moti do të mbetet me kthjellime të shkurtëra e vranësira të shpeshta duke sjellë herë pas here shira të dobët deri vonë në mbrëmjen e të mërkurës, kur shirat intensifikohen në pjesën më të madhe të vendit.

Nesër, e enjte, moti do të vijoj me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e paraditës, ndërsa mesdita dhe në vijim, sjellin kthjellime fillimisht në zonat perendimore dhe gradualisht, kthjellimet do të shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 4°C në mëngjes deri në 20°C maksimalja. E enjtja sjell rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat do variojnë nga 2 në 19°C

shiu