Nesër është kjo agjendë e Epopesë së UÇK-së

Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars 2019, organizon manifestimin gjithëpopullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më 6 mars 2019
• Nga ora 10:00, do të bëhen homazhe pran varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.

• Nga ora 12:00, të behën homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Republikën e Kosovës.

• Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 15:30, realizohet seanca solemne e cila do t’i kushtohet, Epopesë së UÇK-së, rënies heroike të komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri.

• Në ora 18:00, në Teatrin Kombëtarë do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.