Nesër në Vushtrri fillon projekti i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim

Përmes aktiviteteve solemne, nesër edhe zyrtarisht nis projekti i madh i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim, në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë.
Ky projekt, po përkrahet financiarisht nga “GIZ”-i gjerman dhe Komuna e Vushtrrisë, dhe po zbatohet nga “Green Art Center”, do të filloj me një ceremoni që do të mbahet në qendër të Vushtrrisë, në Sheshin të “Kalaja e Qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
Lansimi dhe hapja zyrtare e projektit “Zbatimit të skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” në Komunën e Vushtrrisë, parashihet të zhvillohet ditën e martë, më datën 17.04.2018 në orën 11:00,  afër “Kalasë së Qytetit” në Vushtrri.
Po ashtu si pjesë e projektit, herët në mëngjes po ashtu nesër do të filloj vendosja, zëvendësimi dhe shpërndarja e kontejnerëve në zonën qendër të qytetit nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” Vushtrri, thuhet në njoftim.

Kjo është agjenda e aktivitetit:

06:00-15:00    Vendosja, zëvëndësimi dhe shpërndarja e kontejnerëve në zonën qendër të                        qytetit.

                       “Uniteti” Vushtrri

11:00-11:30     Përurimi i projektit

                        Fjalë rasti nga kryetari i komunës, z.Xhafer Tahiri

                         Fjalë rasti nga udhëheqësi i projektit të GIZ-SMS, z.Hofmann

                         Fjalë rasti nga përfaqësuesi i ORF në Kosovë, z.Hyseni

11:30-12:00       Marsh vetëdijësues, nxënësit e klubeve të gjelbra të shkollave në                                        Vushtrri.

12:00-15:00      Informim i qytetarëve  rreth procesit të ndarjes së mbeturinave të                                     riciklueshme në burim pranë  PGM të  komunës së  Vushtrrisë.