Nesër përkujtohen dëshmorët: Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Shemsi Istrefi dhe Enver Musa

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së tyre, nesër (e premte) 27.04.2018, përkujtohen dëshmorët: Arsim (Nazmi) Muzaqi, Rrustem (Nezir) Hyseni, Shemsi (Xhafer) Istrefi dhe Enver (IStref) Musa.
Me këtë rast, do të bëhen homazhe nga 10:00 tek vendi i rënies në Majdan të Melenicës të Komunës së Mitrovicës.
Kurse, nga ora 12:00 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.