Nesër përkujtohet dëshmori Blerim (Agim) Saraçi

Në shenjë nderimi, nesër (e martë) më 02.04.2019 do të përkujtohet dëshmori i kombit Blerim (Agim) Saraçi.

Duke filluar nga ora 12:00, me rastin e njëzetë vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Blerim (Agim) Saraçi, në shenjë nderimi ndaj tij do të bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Stanoc të Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Blerim (Agim) Saraçi ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së, i cili u vra në nga forcat serbe më 2 prill të vitit 1999, në fshatin Stroc të Vushtrrisë.