Nesër varroset Mursel Kamberaj, i cili u gjend i vdekur te tuneli në Mitrovicë

Mursel Kamberaj, i cili u gjet i vdekur te tuneli në Mitrovicë do të varroset nesër (26.02.2019) në ora 12:00 në varrezat e fshatit Shipol.

Trupi i pajetë i viktimës është marrë nga ekipi i Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Familjarët kanë konfirmuar se trupi i pajetë i takon babait të Ermal Kamberajt, i riu i cili u vra në një kafiteri në Mitrovicë në vitin 2017.

Image