Nesër zyrtarizohet fillimi i punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës

0
465
Nesër Ministrinë e Mbrojtjes do ta vizitoj Komandanti i NATO Allied Air Command, gjeneral Wolters, i cili do ta zyrtarizojë fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.
“Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Wolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike”.
#NeJemiNATO
#10VjetAnëtarëNëNATO #NATOinvestonNëKuçovë