Nga Gjermania në Kosovë i dërguan një pako me substancë narkotike, arrestohet një person

Më datën 7 qershor të vitit 2018 në adresë të personit të dyshuar mashkull K/Shqiptar, ka arrit një pako-dërgesë nga Gjermania në të cilën kishte pasur substancë të dyshuar narkotike të llojit amfetaminë, në peshë 185.89 gr, njofton Policia e Kosovës.

Pas një pune operative zhvilluar nga policia dhe me vendimin  e gjyqtarit të procedurës paraprake me datë, 19.01.2019, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku është gjet dhe konfiskuar një armë-revole me 16 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari arrestimit dhe intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.