Nga Kosharja, krerët e shtetit në drekë me muzikë live te Xeni (Video)

Pas përkujtimit të Betejës së Koshares, krerët e shtetit kanë ngrënë drekë së bashku në një restorant në Gjakovë.

Presidenti Hahim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri  Behgjet Pacolli kanë ngrënë drekë së bashku, ndërsa janë argëtuar me muzikën live të Shkëlzen Jetishit, i cili në mënyrë të veçantë përshëndet kryeministrin dhe luftëtarët nga Gjakova.

Mësohet se dreka është organizuar në restorantin “Xeni Imperial” në Gjakovë, nga pronari Shkelzen Jetishi.

E në një video nga dreka, të publikuar në Facebook nga këngëtari Korab Jetishi, shihet se aty mori pjesë edhe ish-futbollisti dhe trajneri i futbollit, Besnik Hasi.

Aty ishin të pranishëm edhe zyrtarë tjerë të shtetit të Kosovës.

https://web.facebook.com/korab.jetishi.7/videos/10155745193148220/?t=296