Nga ‘lufta’ për topin, kthehet në sherr mes lojtarëve (video)

Në ndeshjen e Superligës turke mes Trabzonsporit dhe Gençlerbirili, të përfunduar 0-2, ka ndodhur një episod mjaft i dhunshëm.

Në një duel me topin të Sorloth i Trabzonsporit dhe kundërshtarit, Baiano, nga një luftë për topin është shndërruar në një “minindeshje boksi”.

Sorloth ka pasur topin nën kontroll dhe kundërshtari ka tentuar t’ia marrë në mënyrë të parregullt, duke e goditur dy herë në këmbë.

Kjo e ka acaruar lojtarin e Trabzonsporit, i cili ka lënë topin dhe ka nisur të godasë kundërshtarin me grushte, derisa e shtyn dhe e përplas në tokë.

Sorloth është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq, ndërsa Baiano ka shpëtuar me të verdhë.

SYRI.net