Nga nesër edhe Dogana në grevë

Grevat Kosovë nuk kanë ndalur. Nesër valles grevave shumta do t’i bashkohen edhe doganierët e Kosovës.
Media ka mësuar se fillimisht greva do të jetë njëorëshe, dhe do të bllokohen vetëm trakat e kamionëve.
Siç mësohet, nëse kërkesat e Sindikatës së Doganës nuk plotësohen do të pasojë grevë e përgjithshme.
Gjatë ditës ëshë raportuar se  Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka  mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm ku janë  diskutuar pakënaqësitë e punonjësve sa u përket koeficienteve të pagesës së paraparë në Draft-Ligjin për Paga dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganorë në amendamentit e dt. 29.01.2019 të Ligjit mbi Zyrtarin Publik.
“Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshëm me i radikalizuar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndërmerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të këtyre veprimeve do të ju mbajmë të njoftuar”.