Nga pagesat e parkingut, QKUK fiton çdo ditë nga 2 mijë euro

Pas digjitalizimit të hyrje – daljeve, Qendra Klinike Universitare e Kosovës për një ditë po fiton nga parkingu deri në dymijë euro.
Qytetarët që kanë nevojë të hyjnë brenda këtij institucioni, po duhet të paguajnë 1 euro për parking, të cilin çmim e vlerësojnë të lartë.
Ata thonë se përveç se u duhet të paguajnë për barnat e materiale të ndryshme që u duhen për trajtim në QKUK, pagesa për parking i ka ngarkuar edhe më shumë.
Përderisa qytetarët ankohen për çmimin, kështu nuk mendojnë në QKUK.
Në një përgjigje me shkrim ata kanë thanë për KTV- në, se ky çmim nuk është aspak i lartë.
“Masat e ndërmarra nga ana e menaxhmentit të SHSKUK-së, kanë rezultuar me lehtësim të qasjes për pacientë dhe urgjencë, si dhe rritje të dukshme të inkasimit nga hyrje-daljet”, thuhet në këtë përgjigje.
Më 2017, ka pasur gjithsej 176 mijë euro të hyra, e më 2018 të hyrat kanë qenë 290 mijë euro.
Sipas rregullores për çmimet e parkingut, qytetarët duhet të paguajnë 50 centë për qëndrim 30 minuta, për 1 orë pagesa është 1 euro, kurse pas kësaj çdo orë ekstra llogaritet plus 50 centë.