Nga PDK i reagojnë Vjosa Osmanit: Në stilin e Trumpit po i vazhdon sulmet ndaj KQZ-së

Partia Demokratike e Kosovës i ka reaguar u.d të presidentit, Vjosa Osmani për adresimin e kësaj të fundit në lidhje me zhvillimet në KQZ.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani po e vazhdon sulmin ndaj KQZ-së në stilin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Bytyqi ka thënë se Osmani është e natyrshme që s’mund ta mbrojë një institucion pasi që vet sipas tij është pjesë e orkestrimit.

“Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së. E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, ka shkruar Bytyqi.

Lini një Përgjigje