Nga sot fillon ekzekutimi i 170 eurove të parapara nga Pako Emergjente

Nga sot pritet të fillojë ekzekutimi i mjeteve të parapara nga Pako Emergjente, për muajt të cilët nuk janë paguar.

Përmes një publikimi në Facebook, ministrja e Financave Hykmete Bajrami pati bërë të ditur se nga e hëna nis ekzekutimi i të gjitha mjeteve nga Pako Emergjente, derisa kishte kërkuar falje për vonesat duke shtuar se ishte e pamundur të kryhen pagesat pa rishikim të buxhetit.

Shumë qytetarë e biznese po presin që t’i marrin këto para të cilat u takojnë shkaku i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Njoftimi i Bajramit:

Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.
Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.
Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë!

Hykmete N. Bajrami

Lini një Përgjigje