Nga sot Maqedonia me emër të ri

0
264
Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri: Maqedonia Veriore.
Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amandamentet 33,34,35 e 36 të propozuara nga qeveria dhe partitë që ishin prezent.
Keshtu Kuvendi Maqedonisë miratoi edhe propozimet e partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, që kanë të bëjnë me ndryshimet në Preambulë, në pjesën e shtetësisë si dhe për përkujdesjen për diasporën.