Nga viti 2050, dimri nuk do të ekzistojë më në Australi

0
298

Dimri do të zhduket krejtësisht në Australi brenda 30 vjetësh, paralajmërojnë ekspertët e motit.

Sezoni i ftohtë i Australisë do të zëvendësohet me një “verë të re” – me temperatura të qëndrueshme prej 40 gradë celsius në mbarë vendin.

Australia njihet në përgjithësi si një vend shumë i nxehtë, madje edhe në muajt e dimrit. Por ekspertët tani paralajmërojnë se ndryshimi klimatik do ta ngrohë aq shumë Australinë sa që teknikisht nuk do të ketë dimër më, transmeton Republika.info.

Pranverë do të ketë ende, verë dhe vjeshtë, por hulumtuesit në Universitetin Kombëtar të Australisë thonë se stina e katërt tani do të jetë “një verë e re”. Kjo periudhë do të bie diku mes dhjetorit dhe në fund të shkurtit, edhe pse ndryshimet do të variojnë në zona të ndryshme të vendit.

Për shembull, në Sidnej “vera e re” zgjatë përgjatë tetorit dhe marsit. Stina e “verës së re” do të zgjasë edhe gjatë stinës aktuale të verës, përderisa “dimri” do të absorbohet komplet nga pranvera dhe vjeshta në periudhën korrik-gusht.

Vera e re e Australisë do të jetë një periudhë e vitit ku “temperaturat do të arrijnë kulmin… mbi 40 gradë C për një periudhë të gjatë”, paralajmërojnë hulumtuesit.