Ngjarje e rëndë në “Arenën Kombëtare”, bie nga lartësia dhe vdes një nga punëtorët

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Tiranë, në kantierin e impiantit “Arena Kombëtare” i cili vazhdon ndërtimin.

Një nga punëtorët që ishte në punë gjatë paradites, dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Siç njoftohet, shtetasi tashmë i identifikuar, Naim Idrizi, 40-vjeç, nuk ia doli të shpëtojë, dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

“Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme, shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi, aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.