Ngjarje e rëndë në Vlorë, babai godet vajzën me sëpatë

Krimi brenda familjes godet sërish. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Vlorës.

Raportohet se babai ka goditur me sëpatë vajzën e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Gumenicë, shkruan noa.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet rrethanat e konfliktit që sapo ka ndodhur apo edhe fati i vajzës që është goditur nga i ati me sëpatë.