Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është 28 shkurti dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:
Shënohet 21-vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Çirezit. (Ceremonia fillon me homazhe tek varret e dëshmorëve në Likoshan dhe Çirez, ora 10:00)
Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nënshkruan memorandumet në bazë të kategorizimit, me sportistët e Federatës së Xhudos dhe trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit, ora 10:00)
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mban konferencë. (Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ora 11:00)
Zbulohet pllaka përkujtimore kushtuar katër dëshmorëve të rënë në Betejën e Likoshanit dhe Çirezit. (Ora 11:30)
Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rexhep Hoti, takohet më ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. (MASHT, ora 14:00).