Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Këto janë ngjarjet e ditës që pritet të ndodhin sot në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj pret në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister. (Ndërtesa e Qeverisë).

Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) do të organizojë kampionatin individual të Kosovës për seniorë – “Adem Jashari”. (Pallati i Rinisë, Prishtinë).

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, mban konferencë për medie pas takimeve me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, Prishtinë).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Deçan, mban Kuvendin e VIII-të zgjedhor. Merr pjesë dhe kryetari i partisë, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj. (Restorant “Kurora”, Prejlep).

Alternativa në Gjakovë organizon “Diskutim të hapur për rastin e Kullës së Sylejman Vokshit”. (Restorant “Kulla”, Gjakovë).

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton qendrën “ABI Çarshia”. (Prizren).

Shoqëria civile e Pejës mban aksion simbolik në vazhdim të aktiviteteve kundër hidrocentraleve ne lumin Lumbardhi.  (Te ura e Milet Bahqes, Pejë).

Filharmonia e Kosovës mban konferencë për media. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë).