Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

0
284

Sot është e enjte, 7 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Punëtorët teknik të Qendrës Studentore në Prishtinë do mbajnë grevë. (Qendra Studentore në Prishtinë)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. (Lagjja Ulpiana, Prishtinë, ora 08:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 08:40)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:00)Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë tryezën “Si e sheh Delegacioni Shtetëror të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi?”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta pres në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela. (Ndërtesa e MTI-së, ora 10:00)

Për nderë të ditëve të Epopesë të UÇK-së, kryesia e LKD-së bënë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

Mbahet takimi i Kuvendit të Shoqatës të ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, SHQNGL. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të pres në takim një delegacion nga Malta. (Zyra e Ministrisë së Kulturës në Prizren, ora 11:20)

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike e Kosovës bën homazhe te Memoriali Heroinat te shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 12:30)

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike e Kosovës bën homazhe te Memoriali Heroinat. (Ora 12:45)

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të takohet me ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë, Damian Manchevski. (Zyrat e Ministrisë së Inovacionit, ora 13:00)

Ministri i MTI-së, Endrit Shala do ta vizitojë kompaninë “Frutex”. (Suharekë – Gelancë, ora 13:00)

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)

Për nder të 7 marsit, Ditës së Mësuesit, nesër, Komuna e Ferizajt organizon akademi. (Teatri “Adriana”, ora 14:00)

Minstria e Shëndetësisë organizon debat publik për Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve mjekësore. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)
Për nder të “Epopesë së UÇK-së” mbahet Mata e Zjarreve në Prekaz dhe Skenderaj. ( Zjarret ndizen në Prekaz në ora 17:45 dhe nw ora 18:00 fillon koncerti në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj)

Hapet ekspozita personale e skulptorit Luan Mulliqi e titulluar “Hasjania”. (Galeria e Hamamit të Prizrenit, ora 19:00)

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/cfare-do-te-ndodh-sot-ne-kosove-447-633279/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright