Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

0
219
Sot është e premtë, 8 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, paraqet raportin e punës për vitin 2018 para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.

Inaugurohet Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”. (Dit’e’Nat, Prishtinë)

Kuvendi i Komunës së Ferizajt shfaq filmin e metrazhit të shkurtër “Rruga”. (Salla e Kuvendit të Komunës, Ferizaj)

Komuna e Prishtinës fillon punimet në Parkun e Arbërisë. (Rruga mbi “Tjegullore”, Arbëri)

Fondacioni IPKO, UN Women, UNICEF, UNKT, Agjencia për Barazi Gjinore dhe SIDA organizojnë punëtorinë “Vajzat në inovacion për ndryshim” me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)*

Qeveria e Kosovës nënshkruan e Marrëveshje për Sigurime Sociale me Mbretërinë e Belgjikës. Marrëveshja nënshkruhet nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe ambasadori i Belgjikës, Francois Bontemps. (Ministria e Punëve të Jashtme)

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, paraqet raportin e punës për vitin 2018 para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)*

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën “Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë”. (Zyrat e Aleancës Franceze, Rr. UÇK, afër restorant “De Rada”)*

Koordinatori për KRS, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës, Alush Musaj. (Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë)

Festivali ndërkombëtar i muraleve “Mural Fest” organizon tryezën me temën “Të drejtat e grave në bashkëpronësi”. (Restorant “Orchide”, Ferizaj)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, mban konferencën me temën “Adresimi i stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Ndërtesa e Komunës, Skenderaj)

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon takim me qëllim të adresimit të hapur të ankesave të komunitetit të biznesit lidhur me mekanizmin e vetëkonsumit të energjisë elektrike, si alternativa e vetme e bizneseve për furnizim, si dhe kufizimeve të vëna në këtë drejtim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Merr pjesë dhe kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi. (Zyrat e OEK-ut, Prishtinë)**

Fondacioni “Jahjaga”, në bashkëpunim me ekipin e OKB-së për Kosovën, organizojnë konferencën ndërkombëtare “Dhënia e zërit të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikt në Kosovë”. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (“Swiss Diamond”, Prishtinë)

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë organizon konferencën “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Organizata “Studim – Kritikë – Veprim” mban aksion simbolik me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas. (Objekti i Fakulteti Juridik, UP)*

Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie për nder të Ditës së Gruas. (Zyrat e LDK-së, Kompleksi Qafa)*

Organizata për Familjet në Nevojë dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), në kuadër të fushatës #DhurojePërNanën, organizojnë dhurimin vullnetar të gjakut. (Zyra e FIQ, “Pejton”, Prishtinë)*

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takon një delegacion nga Universiteti i Indianas, SHBA. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204)*

Me moton “MARShojmë, S’Festojmë”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, do të marshohet për të kërkuar drejtësi gjinore dhe shoqërore. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë13:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të partisë “Nova Demokratska Stranka”. (Restoranti “Luxor”, Prizren)

Kolegji UBT organizon tryezë diskutimi me temën “Sfidat dhe tejkalimi i tyre për arritjen e fuqizimit të vajzave dhe grave në Kosovë”. (Objekti i UBT-së, Prishtinë)*

Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës mban konferencë për medie për nderë të Ditës së Gruas. (Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë)

Në kuadër të Javës së Frankofonisë në Kosovë organizohet lexim teatral për gratë gazetare. (Qendra Universitare Frankofone në Fakultetin Filologjik, UP)

Lëvizja Vetëvendosje mban aksion simbolik me ç’rast do të ketë edhe prononcim për medie. (Pranë Ministrisë së Kulturës)

Hapet ekspozita me punimet e qeramikës të artistes së mirënjohur shqiptare Fatmira Kuçuku-Kujovska. (Monet Art and Books, rr. “Hajdar Dushi”, Prishtinë)

Fondacioni Jahjaga me ekipin e OKB-së për Kosovën organizojnë koncert me artisten Fatime Kosumi dhe grupin “Andrra”. (Kino “Armata”, Prishtinë)drra”. (Kino “Armata”, Prishtinë)