Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e martë, 15 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Punëtorët teknik të shkollave “Dardania”, “Eqrem Qabej”, “Gjergj Fishta” ,“Hoxh Kadri Prishtina” , “Pjeter Pogdani” , “Asim Vokshi” , “Ismail Qemaili”, “Naim Frasheri”, te QMF-ve dhe sigurimet fizike mbajnë grevë një ditore. (Objektet e shkollave dhe QMF-ve, nga ora 08:00)

Mbahet seanca jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 12:00)

Përurohet libri për Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe UÇK-në. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. (Ndërtesa e Qeverisë, vetëm pamje, ora 13:20)

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Para takimit, kryeministri Haradinaj dhe z. Richard Moore bëjnë homazhe te obelisku i hebrenjve para hyrjes së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, vetëm pamje, ora 16:30)

Në kuadër të Javëve të Frankofonisë në Kosovë, Aleanca Franceze organizon bashkëbisedim dhe prezantim me artistin Alban Muja. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:00)

Lini një Përgjigje