Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e enjte, 21 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli pret homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 08:50)

Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova. (Qyteza Pejton, lokalet e NPB-së, ora 09:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën “Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut”. (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 09:30)

Përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” dorëzojnë në Prokurorinë Speciale të Kosovës kërkesën për kallëzim penal kundër kriminelëve serbë. (Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 10:00)

Mbahet konferenca e përbashkët e ministrave të jashtëm, Behgjet Pacolli dhe Srdjan Darmanoviq. (MPJ, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij rrjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për Ligjin e punës. (Zyra e OAK-ut, ora 11:00)

Organizata INPO organizon takimin “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut- e drejta për arsim dhe edukim”. (Salla e konferencave “ORCHIDE” në Ferizaj, ora 11:00)

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, organizohet takim letrar me rastin e Ditës botërore të poezisë. (Ora 12:00)

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi viziton Termocentralin “Kosova B”. (Termocentrali “Kosova B”, ora 13:00)

Partia Socialdemokrate mbanë konferencë. (Selia Qendrore e PSD-së, ora 14:00)

Mbahet promovimi i librit “Dimri i gjatë i vitit 1945 Tivari” të autorëve Anna di Lellio dhe Dardan Luta. (Promovimi është organizuar nga Qendra Multimedia, Biblioteka, ora 14:00)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon diskutimin “Punësimi i grave dhe të rinjve në Kosovë”. (Venture UP, Prishtinë, ora 16:00)

Fjala hyrëse dhe prezantimi i iniciativës “Gratë e Ballkanit për Politikë të Re” do të bëhet nga Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Zhvillohet miqësorja Kosovë – Danimarkë, (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)