Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

0
294

Sot është e premte, 29 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Programi i dedikuar për fuqizimin e të rinjve në Kosovë, “Coca-Cola përkrah Rininë”, fillon implementimin në Prishtinë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve të lidhura me konfliktin në Kosovë gjatë vitit 2018.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kuvendit për vitin 2017 dhe Raportin e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2018, i ftuar Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Krasniqi

Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) organizon aktivitet me nxënës të shkollës fillore “Faik Konica”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të bëjnë përurimin e stadiumit të futbollit në fshatin Sadovinë të Jerlive të Vitisë.

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen përmbyllëse të programit të USAID-it, Lidershipi Transformues–Trajnimi Intensiv dhe Zhvillimi i Politikave Publike dhe Udhëheqja.

Mbahet ligjëratë publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut” në Qendrën e Dokumentimit Kosovë.