Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e shtunë, 30 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) organizon ligjëratë në Universitetin AAB. (Universiteti AAB, Fushë Kosovë)

Kawa Group bën pranimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve. (Zyrat e “LORD Residence”, Veternik)

Komuna e Deçanit mban mbledhje solemne ku do të merr vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” për John C. Boyd, shef i shtabit, Gjeneral brigade. Kurse në ora 12:00 organizohet ceremonia solemne e ndarjes së titulli. Merr pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj. (Komuna e Deçanit)

Në fshatin Opterushë Rahovecit mbahet tubime përkujtimore për shënimin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.