Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e premte, 5 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrton rekomandimet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Grupet parlamentare të LDK-së dhe LVV-së organizojnë tryezën me temën “Kushtetutshmëria dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e dialogut me Serbinë”.

Nis asfaltimi i rrugës në Fshatin e Vjetër. (Fshati i Vjetër, Ferizaj)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, viziton disa projekte infrastrukturore të financuara nga MIT. Vizita fillon nga punimet në autostradën e Gjilanit.

Me iniciativën e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, mbahet takimi i kryetarëve të komunave të rajonit Lindje me ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, lidhur me bashkëpunimin ekonomik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, raporton në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në lidhje me rekrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës.

UN Women dhe Federata e Futbollit të Kosovës organizojnë ngjarjen “Sporti për Paqe”.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, viziton kompaninë “Relux”. (Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 6)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim me qytetarë në Vushtrri, në kuadër të serisë së tubimeve nëpër komuna. Merr pjesë edhe kryetari Albin Kurti.

Mbahet tubim përkujtimor për të nderuar 7 dëshmorët e kombit dhe 31 martirët e rënë gjatë luftës në Vraniq.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, viziton kompaninë “Kivo” në komunën e Kaçanikut.