Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e merkurë, 10 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila bëhet në kuadër të Edicionit të 17’të të Javës së Bibliotekës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 10.00)

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi mban konferencë për media për fillimin e implementimit të “Open Contracting Data Standard” në platformën “Kontratat e hapura”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla nr.37, ora 10.00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal takim mbi mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për energjinë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10.00)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban takim ku do të bëhet raportimi i grupeve punuese për Projektligjet në procedurë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10.00) Mbahet takimi i 165-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i tretë, rruga ‘Enver Zymberi’, Prishtinë, ora 10.00)

Mbahet punëtoria me temën “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë, e cila organizohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror. (Hotel ‘Afa’, ora 10:30) Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me zhonglerin Agim Agushi, organizojnë garën e radhës për futjen në librin e rekordeve “Guinness”. (Salla e Senatit, Rektorat, ora 11.00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11.30)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil – AAC për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 12.00) Nën koordinimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në shkollën ‘Xhemajl Mustafa’ do të realizohet dorëzimi i 20 copë projektorëve të siguruara nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë. (SHFMU ‘Xhemail Mustafa’, Prishtinë, ora 12.00)

Aktivitet i Shoqatës së Turizmit SHTAK/KATA – Pikë takimi në parkingun prapa “Pallatit të Rinisë ora 12:30 – vizita te Neë Born, Monumenti i Heroinës, Katedralja Shën Terezës, Biblioteka Kombëtare, Kampusi i Universitetit, Bulevardi ‘Nënë Tereza’.

Promovohet libri “Kështu foli Rugova” (intervista 1990-2005) (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Dardani, ora 13.00)

Në kujtim të eksodit të ‘99-ës dhe të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, Zyra e Kryeministrit organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”. (Bllacë- Komuna e Hanit të Elezit, ora 14.00)

Promovohet shërbimi i ri elektronik “Fleta Poseduese në e-kiosk”, projekt i cili po implementohet në bashkëpunim me USAID. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, në ‘Arbëri’, ora 14.00) Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon ngjarjen vjetore “Activate Talks”. (Amfiteatri i Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës, ora 14:00-17:00)

Shfaqet premiera e filmit të metrazhit të gjatë “Dashuria s’mjafton” në regji të Drilon Hoxhës. (Kinema “Cineplexx” (Albi Mall), ora 19:00)

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tubim me qytetarët e Gjakovës. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” Gjakovë, ora 20.00)

Lini një Përgjigje